FiterBajram

humë njerëz duke mos i ditur rregullat që kanë të bëjnë me festën e Bajramit, bien në gabime, që duhet tërhequr vërejtjen nga ato:

– Agjërimi i ditës së Bajramit. Profeti Muhamed e ka ndaluar këtë vepër.

– Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Profeti Muhamed ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz.

– Mosdhënia rëndësi këshillimit të grave në hutben e Bajramit.

– Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Profetit Muhamed.

– Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Profetit tonë.

– Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthimit të jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu  ua ka vulosur zemrat në mëkate.

Loading...