Kani Nesimi

Nje dite ne bisede me nje njeri i cili i thoshte vetes se eshte i mencur dhe trim, me tha: a lexove i jam pergjigjur disa serbeve dhe u kam thene fashista dhe i kam share. Mbeta memec para kesaj mencurie, trimerie e cka t’i them tjeter. Kjo “trimeri” eshte duke vazhduar dhe duke na mashtruar, dhe ate ne menyre te lezetshme, kinse jemi trima dhe te mencur qe shpeshhere pa fare kujdesi dhe pergjegjesie i fyejme dhe i etiketojme njerezit me gjera qe nuk i meritojne. Ketu nuk e kam fjalen per sharjet qe i kemi bere pjese te fjalorit tone te perditshem “kombetar” e “fetar”.
Nuk e di sa i keni percjelle ju shkrimet dhe reagimet e teologut Ismail Bardhi!? Por, eshte shume e ditur se me vite te tera ai ka shkruajtur dhe eshte angazhuar brenda Bashkesise Fetare Islame, duke treguar ne rrezikun e ketij institucioni i cili ka harxhuar gjithcka: e ka harxhuar legjitimitetin e vet fetar institucional, me vite te tera aty nuk kemi “asgje” institucionale fetare, perpos krimit dhe arrogances. Natyrisht, edhe spiunimit si mjeshtria me e larte. Kjo cka tha ne Parlament medresanti Zekiri, natyrisht se ishte me peshe, por vetm se nga ana institucionale, nga ana e jashtme, sepse vete ata qe punojne aty pranojne se gjendja eshte e tille, perpos disa djemve me callma qe vetes i thone muftinj pa fetva e qe mundohen ta mbnrojne. Perpos kesaj, me rendesi eshte se ky institucion eshte duke u “rritur” dhe “ngritur” nen hijen e gadabullahit. Nuk ka me keq qe kjo shtepi ta humbe meshiren e Zotit dhe te krijoje nje makineri pise, qe disave iu jep nga nje pepsi cola, ose slladoled e i mashtron qe te shkruajne neper keto faqet e ndryshme te quajtura fejsbok pa fytyre e namuz. Disa shoke te mij dhe profesore te mij me thone se eshte turp te merresh me Zhiken, se ai eshte i vdekur dhe askush nuk e merr ne dore, dhe atij nuk i ka mbetur asgje, perpos pishtollit. Por, habia me e madhe eshte se disa djem me mjekrra dhe pa mjekrra, e kane prishur cdo shenjteri te te jetuarit, te te menduarit, kane harruar urtesine e fese dhe peshen e tradites se bukur dhe asnjehere nuk kane treguar se cka qendron ne fshehtesine e tyre dhe kujt i sherbejne. Sipas ndryshimit te mendimeve dhe qendrimeve, verehet se i sherbejne sherbetoreve te llojit xhin dhe shejtan. Prape, habia me e madhe eshte se tash kane filluar te behen me tradicionaliste se tradicionalistet, kane filluar te thone se nuk ju behet kabull teravija nese nuk i falni 20 reqate. Ata hyne e u bashkuan em Zhiken, pastaj u “hidheruan”, tani shkojne neper dhoma te fshehta dhe ulen e prape bisedojne. Ata lavderohen para xhematit se ne jemi keshtu. Disa te tjere bejne pyetje a thua kujt i sherben kjo verejtje e madhe qe iu be ne parlament “kryetarit” te BFI-se? Habi, ne vend qe te merren me problemet qe i ngriten, ata pyesin se ne dobi te kujt shkon kjo kritike?
Shkurt e shqip, keta muftinjte tane bukurosha nuk jane asgje, perpos kukllave qe askush nuk i blen, e askush nuk i perdor, perpos rrethit te ngushte, te dobet ne mendje dhe te ngjyrosur me ngjyrat e katundarllekut, sic eshte callemi dhe ngerci i tyre qe vetvetiu eshte nje nencmim dhe humbje. Keta nuk kane asnje argument me te cilen do te deshmonin se i takojne besimit te edukuar dhe kultures se bukur. Mos u mashtroni: aty ku ka rrene dhe mashtrim asgje nuk ze vend, as kultura e as imani. Prandaj nuk ka nevoje te merremi shume me “trimerite” tona te llojit te fejsbokut. Nuk kam te drejte ndoshta, por edhe ai qe e ka krijuar kete fejsbuk, edhe ai qe e paguan kete fejsbuk, edhe ai qe lazdrohet ne kete fejsbuk, nuk eshte asgje, perpos atij hadithit per haramin e alkoolit. Zoti udhezome dhe me fal!

Loading...