Gafa e deputetit që po çmend rrjetin /Video

Jo pak herë deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Klevis Balliu ka renë pre e gallatave në rrjetet sociale.

Jetesa në Angli për disa kohë ka dhënë efektet e para dhe në artikulimin e shqipes. Mirëpo së fundi një thënie e tij është bërë hit në rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin e Blendi Fevizut, duke folur në lidhje me librin e ri që është botuar mbi sekretet e ‘’Shtëpisë së Bardhë” dhe Donald Trump-in, ai në një moment është shprehur se: “Ky libër është bërë para se të botohet “.

Një deklaratë kjo vërtet pa shumë lidhje, ndoshta deputeti Balliu ka dashur të thojë diçka krejt tjetër.

Video në fjalë është bërë virale duke u shpërndarë masivisht në rrjet ku nuk kanë munguar as ironia apo notat tallëse me deputetin.

Loading...