Gafurr Adili i shkruan Ramush Haradinajt: Vendosni edhe flamurin kombëtar edhe atë shtetëror!

Vendosi te dy flamujt, Flamurin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Flamurin Shtetëror të Republikës së Kosovës!

Drejtuar:
– Kryeministrit te Republikës së Kosovës,
Z. Ramush Haradinaj;
– Gjithë masmediave shqiptare.

Z. Ramush Haradinaj!

Ulja dhe perdhosja e Flamurit Kombëtar te Shqiptarëve është nje akt i turpshëm nga Ju dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës; sepse, historikisht populli shqiptar, të gjitha luftërat e tij për liri, ndër të cilat ishte edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i ka zhvilluar me Flamurin Kombëtar të Shqiptarëve.
Prandaj, Z. Ramush Haradinaj, me rastin e 10 Vjetorit te Pavaresise se Republikes se Kosoves, do te ishte e ndershme dhe shume legjitime vendosja e te dy flamujeve, e Flamurit Kombetar te Shqiptareve dhe e Flamurit Shteteror te Republikes se Kosoves.
Ne te kunderten e kesaj, nese do te lejoni qe te perdhoset Flamuri Kombetar i Shqiptareve, duhet te jeni shume i bindur se historia do tiu mallkoje brez pas brezi, gje qe une nuk e deshiroj t’i ndodhe familjes se dyte emblematike te Kosoves (krahas familjes Jashari), familjes se
Luan dhe Shkelzen Haradinaj!!!

Sinqerisht,
Mr. Gafurr Adili (d.v.)
Kerçove, me 13 Shkurt 2018

Loading...