Gafurr Adili: Ja çka biseduam unë, Musa dhe Koço Danaj para disa viteve

Do ta takoja Koçon (Koço Danaj) te “Emblema”, nje lokal ky te rruga e Universitetit Neë York ne Tirane.

Sapo u pershendeta me Koçon, aty erdhi edhe Musa Ulqini (atehere deputet i Kuvendit te Shqiperise) dhe….

Koçon e gjeta duke komunikuar me sms (mesazhe) me z. Edi Rama, atehere kryetar i PS-se ne opozite.

Ne kete kohe vajza e Koços (emri i se ciles tani nuk po me kujtohet) ishte kryetare e Forumit te Gruas se PS-se dhe Koço i kishte raportet shume te mira me z. Edi Rama, raporte keta qe me vone (kur vajzen e Koços Edi Rama nuk e futi ne listen e PS per deputete) u prishen.

Si sot me kujtohet ajo dite, sepse ishte hera e pare kur z. Edi Rama si kryetar i opozites ishte duke shkuar ne Kosove, dhe siç na tha Koço (mua dhe Muses) Edi Rama po e pyeste (me sms) Koçon:

“Çka te them diçka te mire ne Prishtine qe te krijoj simpati te kosovaret?!”

Koço do ta keshillonte keshtu:

“Thuaj se PS do ta beje Shqiperine Natyrale!”.

Midis ne tre (une, Kocos dhe Muses) u hape debati, ku nder te tjerat une thash:

Nese Edi Rama do ta thote kete, se PS do ta beje Shqiperine Natyrale, vetem e vetem qe ta duan ne Kosove, asnjehere nuk do te mundet ta marre pushtetin ne Republiken e Shqiperise, sepse nuk do ta lejojne te huajt.

Bazuar per sa me lart e rikujtova kete rast te para nje dekade, une e kam dijtur se te gjitha deklaratat e z. Edi Rama, si ajo e mbledhjeve te perbashketa te dy qeverive, e heqjes se doganes Shqiperi-Kosove nga 1 janari 2018 dhe kjo e fundit per nje president te perbashket Shqiperi-Kosove, por edhe te z. Sali Berisha gjate 100 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, kane qene dhe jane marketing politik, madje edhe me keq se kaq, jane pjese e luftes speciale per sabotimin e ribashkimit kombetar te shqiptareve dhe te trojeve te Shqiperise Etnike. /Gafurr Adili

 

Loading...