Maqedoni

Gafurr Adili përkujton veprimtarët e njohur të kauzës kombëtare nga Kërçova

Gafurr Adili LajmTV

Veprimtaret e njohur te çeshtjes kombetare nga Kerçova (tanime te ndjere), te cilet kam patur fatin dhe nderin e madh qe t’i njoh nga afer dhe….., jane:
1. Prof. Sulejman Elezi (Sule Starova) nga fshati Katund i Ri (sllavisht: Novosele), i denuar ne vitet 50-te s’i anti-Rankoviçist dhe me vone edhe ne vitet 80-te, i ndare nga jeta ne dhjetor te v. 2000 ne SHBA;
2. Mefmet Ibrahimi (Meti) nga fshati Drogomisht i Madh, i denuar me 4 vite burg per Flamurin Kombetar qe e ka ngritur ne v. 1968 ne Oher;
3. Mustafa Fejza (Tafi) nga fshati Jagoll, i denuat ne vitet 60-te per ngritjen e Flamurit Kombetar ne Kerçove, i ndare nga jeta ne nje aksident automobilistik ne pranvere te v. 1981 ne Gjermani;
4. Abidin Hyseni (Abja) nga fshati Zajaz, i denuar ne v. 1979 s’i pjestar i Grupit Revolucionar te Kosoves, i ndare nga jeta ne vere te v. 1985 nga nje aksident automobilistik duke u kthyer (me dajen e tij dhe familjen e dajes) nga Ulqini;
5. Beqir Limani (Beqa) nga fshati Kollare, i vrare ne v. 1998 nga policia maqedonase ne Biçince te Kerçoves;
6. Profesor Shaqir Sadiku (Shaqa) nga fshati Trapi Ulet (sllavisht: Trapçindoll), i denuar ne pranvere te v. 1982 s’i bashkeveprimtar i Heroit Jusuf Gervalla, me te cilin eshte njohur ne vitet 70-te kur ka punuar s’i gazetar ne Prishtine.
Lavdi!
I paharruar qofte kujtimi i tyre!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top