Nis të  ndërtohet me intestitet të madh rruga prej Negotine deri në Gostivar rrugë e cila ishte e planifikuar në vitin 2016, por me insistim të drejtorit të “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu është rinisur para kohe. Kjo rrugë do të mundësojë që 100 mijë banorë të lidhen me qytetin e Gostivarit ku me intesititet të madh pritet që kjo rrugë të përfundojë shumë shpejt për të realizuar premtimin e BDI-së.

Qytetarët e katër komunave shqiptare, ajo e Tetovës, Bogovinës, Vrapcishtit dhe Gostivarit tani më do të kenë një rrugë me standarde evropiane e cila do ë mundësojë qarkullim të lehtë për banorët e këtyre viseve shqiptare.

Ky projekt gjigant e cila nis nga Reçica tani më do të përfundojë deri në Gostivar ku edhe kryetari I komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi ka falenderuar drejtorin e Np “Rrugët e Maqedonisë” për rregullimin e një investimi të madh për këta banorë. Edhe kryetari I komunës së Vrapçishtit mbetet tepër I kënaqur me bashkëpunimin e kësaj ndërmarrje duke theksuar se ky bashkëpunim mes komunave shqiptare veçanrisht komunës së Vrapçishtit me np “Rrugët e Maqedonisë” do të vazhdojë në interes të qytetarëve të kësaj ane. Banorët e kësaj ane shprehen tepër falenderues ndaj këtyre investime dhe shpresojnë se edhe më tutje nuk do të ndalen me rregullimin e rrugëve në viset shqiptare.

Rruga e ndërtuar nga Np “Rrugët e Maqedonisë” nga Reçica deri në Gostivar kap vlerën 1 milion eruo.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se  pas këtij projekti do të fillojmë me projekte tjera gjigante duke mbajtur edhe një herë fjalën para shqiptarëve.

r rr rrr rrrr rrrrr rrrrrr rrrrrrrrr hh hhh

Loading...