Galaxy S7 Edge celulari më i sigurt, iPhone 7 më i keqi

Një hulumtim ka zbuluar se Galaxy S7 Edge është celulari më i sigurt aktualisht në treg. iPhone 7, megjithatë, qëndron pak më keq.

Galaxy S7 dhe S7 Edge u lëshuan në treg në mars të këtij viti. Edhe pas lansimit të iPhone 7 nga Apple, S7 Edge është duke u bërë shpejt në celular shumë i preferuar.

Sipas një hulumtimi, Samsung Galaxy S7 Edge është celulari më i sigurt në treg aktualisht, raporton Inferse.

Që të gjithë celularët monitorohen nga komisione kontrolluese për komunikim. Që të gjithë lëshojnë rrezatim elektromagnetik, rrezatim ky që matet përmes një njësie të quajtur SAR, transmeton Gazeta Express.

Për t’u siguruar se celulari nuk është i dëmshëm për njeriun, ai duhet ta kalojë testin e rrezatimit elektromagnetik – që është 1.6w/kg SAR, sasia e lejueshme për rrezatim elektromagnetik.

Në vitin 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtim mbi Kancerin i klasifikoi celularët si “kanceroz” për njerëzit. Kështu, nëse dëshironi ta dini se si mund ta zvogëloni ekspozimin ndaj këtij rrezatimi të dëmshëm, hulumtuesit thonë se duhet të zgjedhni Samsung Galaxy S7 Edge.

Tech Times listoi top 10 celularët me njësinë më të ulët të SAR. Galaxy S7 Edge doli i pari, i cili rrezaton vetëm 0.264 W/kg SAR.

Me iPhone 7 si një kundërshtar i fuqishëm i Samsung Galaxy S7 Edge në luftën e tregut, është interesant të theksohet se në termat e rrezatimit elektromagnetik, iPhone 7 janë shumë më të këqij se S7 Edge.

Top 10 celularët me rrezatim më të ulët SAR janë:

Samsung Galaxy S7 Edge (0.264 W/kg)
Asus Zenfone 3 (0.278 W/kg)
Samsung Galaxy A5, 2016 (0.290 W/kg)
Lenovo Moto Z (0.304 W/kg)
OnePlus 3 (0.394 W/kg)
Samsung Galaxy S7 (0.406 W/kg)
HTC 10 (0.417 W/kg)
Sony Xperia XA (0.473 W/kg)
Honor 5X (0.560 W/kg)
Samsung Galaxy A3, 2016 (0.621 W/kg)

Loading...