Kryetari i Komunes se Cairit, Visar Ganiu, ka demantuar zerat qe po qarkullojne ne disa portale se eshte rrahur nga rivalet e tij brenda BDI-se ne Cair, apo sic raportohej nga i ashtuquajturi grupi i Beqir Hasanit.

“Nuk eshte e sakte se me kane sulmuar, nuk e di pse i shpikin keto gjera. Dje isha ne koncertin e Inva Mules, ku i pranishem ishte edhe lideri Ali Ahmeti. Kane shkruar se me paska rrahur grupi i Bekir Hasani, por kjo nuk eshte e vertete. Mes nesh nuk ka mosmarreveshje, te gjithe jemi pjese e udheheqesise se BDI-se” ka thene Ganiu ne nje prononcim per Fokus.

Prej ditesh ne rrjetet sociale dhe portale te ndryshme qarkullojne zera per perleshje fizike brenda BDI-se se Cairit, por keto pretendime mbeten te pa konfirmuara.

Loading...