Garë në plazh “Beach Run 2016” në Dojran

Rreth 200 pjesëmarrës sot do t’i matin forcat në serinë e tretë të garave në pesë kilometra në plazh “Beach Run 2016” në Dojran. Fillimi është caktuar për në orën 18 nën panjat në Dojran të Vjetër.

Pas dy garave të vrapuara në Shkup dhe Pretor, në të cilat morën pjesë edhe elita atletike e Maqedonisë, tre pozitat e para në tabelë i mbajnë – në konkurrencën e femrave Marija Stojanovska, Vesna Kiraxhieva dhe Margo Bojaxhieva, ndërsa në atë të meshkujve – Igor Jakimovski, Atanas Ançevski dhe Pepi Anakijev.

Fondi i përgjithshëm për shpërblime në secilën nga garat individuale është 200 euro, ndërsa fituesit finalë të gjithë serisë do të fitojnë pajisje kualitative sportive për vrapim.

Pas Dojranit, pasojnë garat në Mavrovë më 24 korrik dhe finalja në Ohër më 31 korrik. Serinë e garave në plazh i organizon Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në majë”.

Loading...