Mbajtja e zgjedhjeve kredibile në prillin e vitit të ardhshëm nënkupton se ka shumë punë në ndërkohë dhe është e nevojshme jo vetëm liderët politik në vend, por edhe institucionet, mediat, sektori qytetar që të bashkohen, të punojnë bashkërisht përmes punës konstruktive për plotësimin e atij qëllimi, theksoi ambasadori britanez Carls Garet në një intervistë për REL.

Ambasador, si do të ndikoj marrëveshja e arritur mbi raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë?

“Komisioni duhet që të deklarohet për këtë çështje dhe shumë shpejtë këtë gjë do ta dimë. Mendoj se është e shkëlqyeshme që kemi marrëveshje dhe ky është një hap para për Maqedoninë dhe i uroj të gjithë të përfshirëve në proces. Raporti do të përmbaj më shumë rekomandime për Maqedoninë dhe informacione për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e të drejtës, por edhe për sferat tjera në Maqedoni. Për këtë arsye është me rëndësi që të shikohet përmbajtje, të kihen parasysh hapat e ardhshëm për vendin”, deklaroi Garet, transmeton zhurnal.mk

 

Duke i pasur parasysh problemet me marrëveshjen politike prej 15 shtator e deri më tani, në cilën formë do të jepet rekomandimi?

“Kam dëgjuar mjaft për këtë gjë. Nënkuptohet kjo është çështje për të cilën Komisioni duhet që të vendos se si do të jepet. Ajo që është me rëndësi është se çka përmban ai kushtëzim. Të gjitha raportet në to përmbajnë kushtëzim, pako të masave për atë se ku është vendi dhe sa duhet bërë në të ardhmen. Fokusi duhet që të vendoset aty, në përmbajtjen e raportit, të shikohet ajo se liderët dhe institucionet në Maqedoni duhet ta bëjnë për ta lëvizur Maqedoninë para”, deklaroi Garet, transmeton zhurnal.mk

 

A ndjeni përgjegjësi, duke e pasur parasysh atë se jeni pjesë e Bashkimit Evropian, për atë se Maqedonia tashmë pas gjashtë rekomandimeve me radhë nuk ka nisur bisedimet për anëtarësim, dhe njëra prej arsyeve të thellimit të krizës politike përmendet edhe euro integrimet e bllokuara?

Garet: Votuesit duhet të dinë t`i parashtrojnë kërkesa liderëve të tyre e re të kujdeset për prosperitet ekonomik, punësim dhe prosperim RDM, “Zgjidhja e krizës në mënyrë të qetë”

“Pajtohem se Maqedonia gjendet në një situatë të frustruar, është shumë e rëndë dhe e dimë se sa kohë po harxhohet në realizim dhe çka i solli Maqedonisë. Është me rëndësi që kriza të zgjidhet në atë mënyrë që Maqedonisë t`i mundësohet të lëvizë para, por edhe të zgjidhen pengesat tjera që Maqedonia i ka në rrugën për në BE dhe në NATO. E dimë se çka duhet bërë dhe mendoj se kjo gjë duhet të jetë prioritet i lartë menjëherë pasi që situata ta mundësoje këtë gjë. “, deklaroi Garet, transmeton zhurnal.mk.

 

Marrëveshja politike nga Përzhino duhet që të krijoj kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike. A mendoni se ka kohë të mjaftueshme deri në prill që të krijohen ato kushte kur nga praktika e deritanishme u pa se në të gjitha rrugët po pengohet implementimi i marrëveshjes? “Marrëveshja e Përzhinos është me një renditje të rënduar, por të realizueshëm nëse të gjitha palët e kuptojnë nevojën dhe urgjencën e plotësimit të këtyre punëve, liderët të punojnë me vullnet të mirë. Mbajtja e zgjedhjeve kredibile në muajin prill të vitit të ardhshëm nënkupton se ka shumë punë në ndërkohë dhe është e nevojshme jo vetëm liderët politik në vend, por edhe institucionet, mediat, sektori qytetar të bashkohen, të punojnë bashkërisht përmes një pune konstruktive për plotësimin e atij qëllimi. Mendoj se njashtu duhet theksuar se votuesit janë shumë të rëndësishëm për zgjedhjet, edhe atë jo vetëm në ditën kur do ta japin votën e tyre, por edhe në të gjitha rastet tjera kur i parashtrojnë kërkesa liderëve të tyre, kur i bëjnë presion, që t`i mbajnë liderët në rrugën që duan votuesit. Kështu që, nëse të gjithë këto aktor bashkohen, mendoj se Marrëveshja e Përzhinos mund të realizohet”, deklaroi Garet, transmeton zhurnal.mk

Loading...