Gashi dhe Zaev e çuan në këmbë Kumanovën

“Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin qëndruan në Kumanovë, ku realizuan marshutë me aktivistët e saj partiak. Në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me simpatizantët dhe aktivistët e BESËS , sonte realizuan marshutë ku u takuan me shumë qytetarë të Kumanovës, ku mes tjerash theksuan nevojën dhe rëndësinë për dalje masovike në ditën referendumit më 30 shtator. Pos marshutës që u organizua nga aktivistët e BESËS në Kumanovë, simpatizantët e Lëvizjes Besa e përmbyllën aktivitetin e tyre duke ju bashkëngjitur edhe tubimit qendror të partive qeveritare, e cila u mbajtë sonte në Kumanovë” – thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Loading...