Gashi i Lëvizjes BESA: Integrimet sjellin vlera dhe përjashtojnë politikanët e korruptuar (VIDEO)

Procesi integrues në BE dhe NATO, përveç përfitimeve të shumta që sjell në sigurinë, stabilitetin dhe ekonominë e vendit e të qytetarëve, do të përjashtojë nga skena politike zyrtarët e koruptuar dhe të paditur. Kështu është shprehur në emisionin e sontëm “Studio e hapur”, kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Ai thotë se Bashkimi Evropian jo vetëm që nuk lejon zyrtarë të koruptuar, por instalon një sistem vlerash që i kanë munguar elitës politike vendore. Sipas Gashit edhe personat e koruptuar në të kaluarën, do të japin përgjegjësi para ligjit dhe drejtësisë.

“Unë jam shumë i lumtur që Maqedonia po futet në këtë rrugëtim. Nuk është me rëndësi a vjen Besa në pushtet, a i fiton zgjedhjet, shumë është me rëndësi që të funksionojë sundimi i ligjit, që njerëz të korruptuar të mos mund të udhëheqin me shtetin, të mos kemi njerëz të paditur dhe injorant që udhëheqin me shtetin, të vendosim kritere tjera, ta përmirësojmë sistemin e vlerave në këtë vend. Derisa këtë sistem të vlerave të përmbysur nga e prapa që na e kanë bërë këta politikanë të kaluarën nuk e kthejmë ashtu siç duhet të jemi, ku do të duhet të dihet se njeri i ditur, i mençur, i zoti, që punon ndershëm, ai është njeri i vlerësuar në këtë shoqëri, derisa këta njerëz nuk udhëheqin me shtetin dhe me institucionet, asnjëherë ky shtet nuk do të bëhet”, deklaroi Gashi. /SHENJA/

Loading...