Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Temë kryesore e takimit ishte referendumin i cili do të mbahet me 30 shtator i cili paraqet mundësinë e vetme për hapërimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Gjatë takimit kryetari Afrim Gashi e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Lëvizja BESA do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj që referendumi të jetë i suksesshëm, duke qenë të bindur se kjo i hapë dyert për një Maqedoni evropiane, e sigurt nën ombrellën e NATO-s dhe me ekonomi të zhvilluar. /SHENJA/

Loading...