Duke folur edhe mbi zhvillimet në RDK, Afrim Gashi tha se Vesel Memedi, disa herë haptazi ka shfaqur se është kundër bashkëpunimit me Lëvizjes BESA, ndërsa ata që kanë shfaqur vullnetin të bashkëpunojnë me BESËN, shumë shpejtë kanë arritur marrëveshje.

“RDK-ja e Fadi Zendelit, ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim. Ne pranojmë ato subjektet që kanë gatishmëri për bashkëpunim, çofshin parti, çofshin OJQ apo individ. Kur e dëshiron bashkëpunimin t’i nuk e zgjedh vulën, ti nuk e shef kush në gjyq ka kaluar. Ju e dini se Vesel Memedi, hapur disa herë ka shfaqur refuzime për bashkëpunim me Lëvizjen BESA. Dhe, Ziadin Sela, në vend se të thotë se unë e zgjedhi Vesel Memedi, i cili ka deklaruar se nuk dëshiron bashkëpunim me BESËN dhe unë jam me at, nga ana tjetër, tërë kohën proklamon se e dëshiron bashkëpunimin, por fajin e paskemi ne, pse kemi bërë ftesë publike”, tha mes tjerash Gashi.

Ai ka shtuar se tani e tutje fokusi i tyre do të jetë beteja me BDI-në dhe jo me partitë opozitare.

“Fokusi i Lëvizjes BESA është beteja me BDI, jo me partitë opozitare. Ata na kanë fyer dhe etiketuar me gjithçka. Në ftesat për bashkëpunim na kanë quajtur shërbime sekret turke, islamiste, erdoganiste. Ne s’jemi paraqitur askund që të kthejmë ose të ballafaqohemi me ta, për shkak se nuk kemi dashur të merremi me opozitën. Fokusi jonë është i qartë. Ne dëshirojmë ndryshimin e BDI-së nga pushtetit”, ka shtuar Gashi.

Loading...