Gashi në “Studio e hapur”: Jo treni, por ky është vagoni i fundit për Maqedoninë

Kryetari i Lëvizjes Besa, që tanimë është pjesë e koalicionit qeveritar, Afrim Gashi, vlerëson se referendumi i 30 shtatorit është mundësia e fundit për nxjerjen e Maqedonisë nga izolimi. Në emisionin e sontëm “Studio e hapur” Gashi tha se ky është jo vetëm treni i fundit, por vagoni i fundit drejt Brukselit të cilin nuk guxojnë ta lëshojnë as shqiptarët dhe as maqedonasit. Sipas kreut të Lëvizjes BESA, një mundësi e këtillë mund të mos i vijë më asnjëherë Maqedonisë, andaj thotë se për dyshime ose vërrejtje më të vogla lidhur me marrëveshjen me Greqinë, nuk guxon të bojkotohet referendumi.

“Kush është ai burrë që del sot në media dhe thotë unë garantoj një marrëveshje më të mirë se kjo, edhe për shqiptarët edhe për të tjerët. Nëse ka një alternativë më të mirë, ta dëgjojmë, t’i shohim argumentet dhe unë jam edhe si parti, edhe si shtet, duhet të zgjedhim ajo që është më e mirë për qytetarët. Prandaj duke mos pasur alternativa më të mira, unë jam i bindur se kjo është alternativa më e mirë për momentin dhe ne duhet ta kapim këtë hap dhe këtë tren. Më duket se është sikur një tren i fundit që po na kalon dhe vagoni i fundit, është çështja e jona a hypim në atë tren apo jo. Nuk e dij pastaj kur mund të vijë një tren tjetër, madje madje mund të hiqen edhe binarët”, tha Gashi në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA.

 

Loading...