Kryetari i Lëvizjes besa, Afrim Gashi, ka komentuar zhvillimet rajonale dhe mundësinë për shkëmbim territoresh, si zgjidhje që po përflitet kohën e fundit mes Kosovës e Serbisë.

“Sot kur flitet për redifinim të kufijve dhe për këmbim territoresh, duhet thënë se kjo pjesë e Ballkanit ka nevojë për kufij të paqes e jo për ato që do i vazhdojnë mosmarrëveshjet mes popujve të këtushëm. Kur bëhet fjalë për trojet shqiptare, ato nuk mund të jenë pjesë e cilësdo tregti, ngaqë shqiptaria ka dhënë shumë tokë për të kontribuar në ruajtjen e paqes së Ballkanit.

Tani është koha kur shqiptaria duhet shpërblyer e jo të dënohet për atë që jeton në pesë shtete të Ballkanit.
Duhet thënë se paqja e Ballkanit nuk mund të arrihet duke e paguar atë me tokat shqiptare. Njësoj siç duhet thënë se ndarja e Kosovës do të ketë pasoja të mëdha kudo ku jetojnë shqiptarët, e veçanërisht në Maqedoni”, vlerëson Gashi.

Loading...