Afrim Gashi i Besës thotë se lëshohet mundësia historike që gjuha shqipe të miratohet si gjuhë e dytë zyrtare në mënyrë konsensuale midis të gjitha partive politike.

“Nuk na vjen keq për këtë, por ne si Lëvizje do ta votojmë dhe do ta përkrahim, ndërsa kur do të na jepet mundësia për këtë, ne do ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të kërkojmë konsensus nga të gjitha partitë politike që njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje. Fakti që BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bisedonin 30 ditë dhe si temë kryesore për formimin e qeverisë e kishin Ligjin e gjuhëve, kjo do të thotë se ka disponim edhe nga ana e tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme çfarë qasje keni kur doni të zgjidhni një problem, nëse doni të shkoni me forcë ose doni që ajo të zgjasë edhe më tej”, deklaroi Afrim Gashi nga BESA. Ai vlerëson se më mirë është të hapet një debat midis të gjitha partive politike, i cili do të mundte të zgjaste një apo dy vjet, por kur do të arrihet një zgjidhje, çdo parti politike ta respektojë të njëjtën.

Loading...