Rajon-Botë

Gati 900 automjete të djegura, 368 persona të arrestuar në festimet e Ditës Kombëtare të Francës

900

Përgjatë festimeve dyditore të Ditës Kombëtare të Francës janë arrestuar 368 persona, njoftojnë zyrtarët francezë, duke shtuar se kjo shifër tregon për një ulej krahashuar me arrestimet e vitit të kaluar.
Megjithatë, numri i automjeteve të djegura është rritur, transmeton Express.
Të dhënat e publikuara dje nga Ministria e Brendshme e Francës tregojnë se 897 automjete janë shkatërruar nga zjarrvënia e qëllimshme.
Numri i personave të arrestuar gjatë ditëve të festimeve ka rënë, ka thënë kjo ministri, duke i lavdëruar zyrtarët e sundimit të ligjit për ruajtjen e rëndit.
Në vitin 2016, 577 persona ishin arrestuar.
“Mobilizimi i forcës policore e ka ulur në mënyrë të madhe numrin e incidenteve, veçanërisht të rrahjeve në rrugë në kohën e festimeve të 14 korrikut,” ka thënë kjo ministri në një komunikatë për media.

To Top