Mijëra ushtarë, së bashku me tanke, avionë dhe raketa po qëndrojnë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën pas tensioneve të larta me Perëndimin.
Rusia po pozicionon ushtritë e saj në mënyrë që të sigurojë një fitore të shpejtë vendimtare ndaj NATO-s.

Frika e luftës ka shpërthyer nga të dy anët, ku secili fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve-si rasti i helmimit të Sergei Skripal në raportin mes Britanisë dhe Rusisë.

Ekspertët e mbrojtjes në Këshillin Atlantik tani kanë paraqitur “kërcënimin e rëndësishëm” që po vjen nga Rusia në skaj të Evropës.

Forcat perëndimore të stacionuara në Evropë aktualisht nuk kanë fuqinë e zjarrit të nevojshme për të mundur Rusinë.

Sfida e paraqitur nga Rusia ka nevojë për një përgjigje “kritike” nga NATO i cili duhet të dërgojë më shumë forca në Baltik, sipas Daily Star.

Forcat ruse janë në kufijtë e Finlandës, Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, si dhe kanë një forcë të madhe në enklavën e Kalningradit – e cila është e vendosur mes Lituanisë dhe Polonisë.

Sipas Daily Star Rusia ka një doktrinë për hapjen e sulmit në mënyrë të atillë që të fitojë përparësi të menjëhershme për një luftë të shkurtër.

Putin ka urdhëruar vendosjen e 20 ushtrive të fuqishme në kufi.

NATO ka gjithashtu forca të shumta në anën tjetër të kufirit rus, me 800 trupa në Estoni, 1,200 trupa në Letoni, 1,200 trupa në Lituani dhe 4,000 trupa në Poloni

Raporti, i shkruar nga ekspertët e mbrojtjes Franklin Kramer dhe Hans Binnendijk bën thirrje që NATO të dërgojë më shumë forca në kufi për t’iu përgjigjur sfidës.

Raporti thotë se aleanca është “plotësisht e aftë” të mundë Rusinë, por kjo është vetëm nëse merren masa për të dërguar deri në dhjetë brigada të trupave së bashku me anijet dhe avionët luftarakë.

Ai shton se duke pasur parasysh sfidën konvencionale nga Rusia, NATO duhet të demonstrojë një sjellje efektive parandaluese, kështu që çdo konflikt ushtarak me Evropën do të ishte një përpjekje e humbur për Rusinë./JOQ.al

Loading...