Gazeta kroate: Në Shqipëri dhe Kosovë mund të kemi një përplasje mes ekstemistëve islamikë e banorëve lokalë

epa00156010 Smoke rises from a Serbian Orthodox church in the mainly Albanian dominated southern part of the divided town of Kosovska Mitrovica, Thursday, 18 March 2004, during riots of ethnic Albanians. EPA/SASA STANKOVIC

Ekspertët e terrorizmit thonë se në Ballkan gjatë 15 viteve të fundit në Ballkan është krijuar një rrjet i fortë i grupeve islamike radikale, sidomos në Shqipëri-Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Kështu shkruan sot gazeta kroate “Jutarnji list”, në një reportazh të gjatë në lidhje me kërcënimet terroriste në Ballkan.

Duke cituar burime anonime nga shërbimet sekrete kroate, gazeta shkruan se mes myslimanëve në Shqipëri dhe në Kosovë “ka më shumë radikalë se në Bosnje”. Sipas kësaj gazete në vendin tonë dhe në Kosovë ekziston mundësia që të ketë edhe konflikte lokale mes ekstremistëve dhe banorëve vendas.

Sipas “Jutarnji list”, ndryshe ndodh në Bosnje, ku komunitete islamike janë shumë më të bashkuar në dënimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit. Situata të tilla janë edhe në Maqedoni, ku shqiptarët që janë në minorancë (25 % e popullsisë) dhe bashkëpunojnë me grupe nga Shqipëria.

Më e rëndë situata është në rajonin e Sanxhakut që ndan Malin e Zi, Bosnjen dhe Serbinë shkruan gazeta kroate. Sipas saj, këtu ka disa grupe radikale sidomos pas transferimit në këtë zonë të disa liderëve radikalë boshnjakë vehabitë.

Ndërsa në Kroaci ku jetojnë rreth 60 mijë mysliman, ka disa prej tyre që janë ekstremistë, por sipas shërbimeve sekrete ata janë në kontroll të vazhdueshëm. Këtu nuk ka të dhëna që mund të bëjnë të mendosh se mund të ndodhë ndonjë sulm terrorist.

Loading...