Gazetari i Top Channel Artur Bibe, ka bërë deklarata skandaloze në emisionin Top Show të Alban Dudushit, duke akuzuar kishën shqiptare se është financuar me para ilegale nga Greqia. Madje, sipas gazetarit të TCH në Ahtinë Artur Bibe, Parlamenti grekë ka ndarë para ilegale me thasë për kishat shqiptare, në kohën kur sipas tij Shqipëria përballej me “ofensiven” e njerëzve të Bin Ladenit.

“Janë dhënë para me thasë dhe Panajoti e di shumë mirë. Duhet vlersuar shumë roli i Greqisë në ngritjen e kishave në Shqipëri sepse flasim për kohën kur Shqipëria përballej me ofensivën e njerezve të Bin Ladenit dhe duhej patjetër të merreshin masa për të përballuar këtë ofensivë të islamizmit në Shqipëri”, ka thënë Bibe në emisionin Top Show.

Ndaj këtyre akuzave skandaloze që i ka bërë gazetari Bibe për kishën shqiptare por edhe për religjinonet tjera nuk ka reaguar as drejtuesi i emisionit dhe as panelistët. Video me akuzat në fjalë po shpërndahet me të madhe nëpër rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta si dhe fyerje në baza fetare mes shqiptarëve.

Loading...