Gazetari dhe opinionisti shqiptar Ismail Sinani, ka reaguar pas pajtimit ndërnacional maqedonas, shkruan Fakte. Ai ka bërë apel partive politike shqiptare të ngrisin zërin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve, si pasojë shumë prej tyre vuajnë pa faj burgim. Në vazhdim postimi i plotë i Sinani:

Apel partive politike shqiptare!

Tani kur e keni filluar procesin e pajtimit me kriminelët e VMRO DPMNE-së, është mirë të filloni të mendoni pak edhe për shqiptarët e burgosur pa kurrfarë faji, për ata që detyrohen të paguajnë dënime marramendëse për shkak të faturave, për ata që kanë bërë ndonjë vepër të koti dhe vuajnë nëpër burgje, për ata që për teke dhe çmenduri të ndonjë gjykatësi të LSDM-së apo VMRO-së vuajnë burg… Mendoni pak edhe për ta dhe mos u bëni argat të pavlerë!
Pastaj kur t’i takoni ambasadorët dhe “këshilltarët” e tyre, mos kini frikë t’u thoni edhe atyre se ky shtet po shpëton në sajë të shqiptarëve dhe se te Marrëveshja e Prespës duhet të ndryshojë neni ku përcaktohet shtetësia.
Mos u tutni, folni shlirë! Veç thash… e di se më shumë gjasa, nuk ju bëhet vonë.

Loading...