Gazetari Kezharovski me lot në sy kujton ditët e kaluara në burg (Foto)

Lot, shumë emocione të përziera me mllef për ditët e kaluara në burg, u vërejtën në promovimin e librit “Kutia Ime” të gazetarit Tomisllav Kezharovski, që u bë në Universitetin FON në Shkup. Në këtë libër, Kezharovski ka përmbledhur përjetimet gjatë 300 ditëve të kaluara në qelinë e burgut Shutka, gjatë kohës që ishte në paraburgim. Ai për momentin gjendet në specializim në Gjermani, pasi edhe pas lirimit nga burgu dhe ndryshimit të qeverisë, nuk u angazhua nga asnjë medium në Maqedoni.

Screenshot_20171117-0944269

Loading...