Gazetari Qenan Hasani: Rinia po ikë, Manastiri është përmalluar për dasma shqiptare (VIDEO)

Gazetari Qenan Hasani thotë se Manastiri shqiptar e përjeton mjerimin më të madh gjatë 20 shekujve të fundit. Ai kujton se pikërisht Manastiri ka qenë qendra e 4 vilajeteve dhe e diplomacisë shqiptare dhe një qendër gjithë shqiptare, qendra e të gjitha aktiviteteve aso kohe, ka ardhur në një gjendje që në të jetojnë tashmë vetëm 3.000 apo 4.000 shqiptar.

“Sipas regjistrimit të fundit i cili u zhvillua në vitin 2001, në Manastir kanë qenë 4164 shqiptar ose 4.36%. Kujtojmë se nga rrethi i Manastirit janë larguar 2 herë nga 38.000 shqiptar drejtë Turqisë, dhe shpërngulja e fundit ishte ajo ekonomike, që i detyroj banorët shqiptar të shkojnë në drejtim të Australisë së largët, Australia na gëlltiti, morri shumë shqiptarë nga Manastiri. Ata që kanë shkuar në drejtim të Australisë nuk janë kthyer më asnjëherë këtu, ata atje janë martuar dhe kanë krijuar familje, dhe fëmijë, fëmijët e atyre më nuk kthehen këtu. Përpos familjes ata atje kanë zhvilluar edhe bizneset e veta personale një gjë shtesë që i mban të lidhur larg Manastirit”, deklaroi me mall për LajmTv, gazetari Qenan Hasani.

Ai para kamerës sonë ka marrë disa shembuj për të ilustruar realitetin e hidhur të shqiptarëve në Manastir.

“Janë shumë të rralla dasmat martesore në mes shqiptarëve në Manastir” , tha Hasani. Ai nuk ka harruar të potencoj se dasmat mungojnë edhe tek komuniteti maqedonas se edhe atyre tani u ka rënë ndërmend dhe i vajtojnë ata që kanë ikur.

“Edhe tek ata, Maqedonasit dasmat janë të rralla, ata tani e kanë kuptuar rëndësinë e fëmijëve dhe atyre që kanë ikur, atyre tek tani u ka rënë ndërmend dashuria për vatanin, e jo atëherë kur neve na e bënin në njëjtën, na largonin nga vendlindja jonë” theksoi Hasani.

Hasani, tregon se arsyeja e migrimit të shqiptarëve të Manastirit, në drejtim të Australisë ishte komuna me vendimet e saja skandaloze gjatë viteve të 80-ta pas ngjarjeve të Kosovës.

“Aso kohe u morr një vendim në nivel të komunës, i cili nuk ekziston askund në botë që një vendim të atillë të merr komuna kundra një populli. Shqiptarët të kenë të drejtë të shesin mall, pasuri të pa tundshme, por jo edhe të blejnë”, përfundoi ai.

Loading...