Gazetari serb që deklarohet anëtar i PDK-së së Kadri Veselit, nesër bën vetëvrasje në Prishtinë

Ish-gazetari serb nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviq, po kërcënon se këtë të premte do të bëj vetëvrasje te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës.
Ai thotë se është anëtar i PDK-së, ndërsa më herët ka punuar edhe për Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës (AKI).
“Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”, i ka shkruar Bozhoviq në një mesazh me fotografi portalit “Zeri.info”, duke shtuar se nuk ka as fuqi t’u tregoj vajzave të tij se si ka luftuar për Kosovën, ndërsa sot ka mbetur pa punë.

I kontaktuar nga “Zëri”, Bozhoviq konfirmoi se është larguar nga puna dhe se të premten do të vijë në Prishtinë për të kërkuar punë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk i ofrohet një vend pune, do të bëjë vetëvrasje.

Loading...