Një shkrim i një gazetari të Serbisë të cilin e ka publikuar sot gazeta e Beogradit “politika”, i ngjan krejtësisht retorikës mediale dhe politike të kryeqytetit serb të cilat edhe nxitën luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë në shekullin e shkuar.
Gazetari, në shërbim kryekëput të politikës ditore serbe, me emrin Dragisha Petroviq, nga Kragujevci, me një gjuhë urrejtëse e kërcënuese përpiqet që vetëm me fjalë “të dëshmojë se Kosova është dhe do të mbetet e Serbisë”, sado që në fund shton, me demagogji, se Serbia do të përpiqet për dialog e kompromis” të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Për më shumë lexojeni shkrimin e tij, me titullin: Kosova është baza e identitetit tonë.

Qëndrimi i Marko Gjuriqit se “e gjithë Kosova është territor i Serbisë”, bazohet në shumëçka dhe kjo dëshmon se kurrsesi nuk kemi hequr dorë nga 15 për qind e territorit të Serbisë. Para së gjithash Kosova është në Kushtetutën tonë. Veç kësaj, kemi dëgjuar edhe qëndrimet decidive se për të gjallë nuk do ta japim “Gazivodën e Valaçën” dhe se ligjet e ndryshme të Prishtinës për Trepçën janë tregime për fëmijë.

Të tonat janë manastiret, kishat, toka e madhe që u uzurpua nga shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte asgjë jona dhe po të mos kishim asgjë në Kosovë, pse do t’i paguanim ne kreditë dhe detyrimet tjera financiare në vend që këtë ta bëjë Prishtina.

Përfundimisht, në duart tona është dokumenti juridik – Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së. Për fat të keq, në të thirren më shumë ata që na mbrojnë se sa vetë ne. Sepse, po të mos ishte ky dokument, fuqitë e mëdha që e kanë njohur pavarësinë e krijesës së vetëshpallur që e kanë krijuar, a do të flisnin me ne. Serbia nuk është e madhe dhe e fuqishme, porse e drejta dhe drejtësia janë në anën tonë dhe mu për këtë arsye po bëjnë kaq presion ndaj nesh, na kushtëzojnë, na kërcënojnë. Duan që deri në fund të vitit, edhe prapa shpine, siç thonë, t’i japin fund këtij rrëfimi. Njëra palë për shkak se dëshiron të shënojë sukses, sepse në vitin e ardhshëm u skadon mandati, të tjerët për shkak e ashtuquajtura Kosovë është atdheu i tyre, Bondsteelin e kanë kryeqytet në atë krijesë artificiale e gjithë territorin e kanë kryqëzore dhe aeroplanmbajtëse.

Kosova për ne është shumë më shumë se territor. Ajo është baza e identiteti tonë. Deklaratat që erdhën javëve të shkuara mund të nxisë dyshimin se retorika për Kosovën në terrenin vendor po ndryshon dhe po merr tonin që gjithnjë e më me agresivitete që na ofrohet nga Perëndimi. Kjo ndjenjë e pakëndshme është e pranishme tek opinioni i cili e di mirë se para nesh gjendet lufta, se ajo është shumë e vështirë, se ndoshta do të jetë edhe më e vështirë, porse gatishmëria për dialog, për zgjidhje e kompromisi nuk do të mungojë asnjëherë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gazetari-serb-serbia-nuk-heq-dore-nga-15-per-qind-e-territorit-te-vet-kosova-558537/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...