Rajon-Botë

Gazetari serb “shuplakë Vuçiqit: Lider është Rama, jo ti!

georgiev

Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin  në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Tëitter, ku ai thotë se Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit.

Gazeta serbe Informer, duke komentuar reagimin në Tëitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar ja ka futur kot, përcjellë gazetametro.net.

“Gazetari Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.

Georgiev në Tëitter ka kritikuar reagimet e Vucicit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.

“Edhe një nga deklaratat e pakripë, edhe pse kampanja dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.

Gazeta serbe Informer, tutje shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top