Gazetari dhe ish-kryeredaktori serb nga gazeta “Novosti” në Serbi, Ratko Dmitroviq, ka lëshuar sot një mesazh të cilësuar nacionalist dhe të rrezikshëm mbi Kosovën.

Në një postim të tij të rrjetin social “Twitter” shkruan se Kosova në rrethana të ndryshuara duhet të rikthehet edhe me armë.

“Nëse e nënshkruajmë njohjen e Kosovës, ne do ta humbim atë, dhe gjithçka çfarë ka atje.Nëse nuk nënshkruajmë, ne ende kemi mundësi rikthimin e saj. Eventualisht me armë. Nëse vije mundësia në rrethana të ndryshuara, edhe me armë, edhe ata na e morën ashtu Kosovën”, shkruan Dmitroviq në llogarinë e tij në twitter.

Dmitroviq jep këtë mesazh pikërisht pas vizitës së Presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Kosovë i cili dha një mesazh të qartë kundër përdorimit të çfarëdo lloj force apo armëve në kuadër të zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Loading...