Genc Kalemler “rrëzoi” Pelisterin në Manastir, Hasan shënoi hat-trick

Skuadra e Genc Kalemler ka deklasuar Pelisterin në Manastir, duke e mundur me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Tumbe Kafe”, të shtunën pasdite, në kuadrin e javës së dytë të Ligës së dytë-Perëndim.

Mysafirët nga Gostivari ka qenë rival shumë më i mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Në pjesën e parë Sunaj Hasan me dy gola të realizuar i krijoi epërsi të volitshme ekipit të tij. Ai nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke shënuar edhe një gol tjetër, dhe duke kompletuar tregolëshin në minutën e 58-t.

Ndërsa, në minutën e 70-t Burak Menga shënoi për rezultatin 0-4, kurse rezultatin përfundimtar 1-4 e vendosi Ilijovski pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Loading...