Partia VMRO-Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski do të hyjë në koalicion me LSDM e Zoran Zaev.

Kjo marrëveshje siç meson INA është arritur midis dy partive, të cilat tanimë kanë harmonizuar edhe qëndrimet për disa kandidatura. VMRO-Popullore do të ketë edhe kandidat për kryetar komune që do të garojnë në kuadër të koalicionit.

Siç mësohet, kandidatët e kësaj partie do të jenë për komunën Petrovec të Shkupit, Vinicë, por edhe ndonjë komunë tjetër në pjesën lindore të vendit.

Përveç kësaj po kalkulohet edhe me kandidatë, ashtu që për komunën e Petrovecit do të garojë biznesmeni Nikola Tasev. (INA)

Loading...