Gereth: Deri në datën e zgjedhjeve ka edhe shumë punë

Mbajtja e zgjedhjeve kredibile në prill të vitit të ardhshëm do të thotë se ka shumë punë që duhet bërë ndërkohë, dhe është e nevojshme që jo vetëm liderët në vend, por edhe institucionet, mediat dhe sektori civil të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin final, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth në intervistën e tij dhënë për REL.

Ai thotë se është me rëndësi që kriza të zgjidhet në atë mënyrë që Maqedonisë t`i mundësohet të lëvizë para, por edhe të zgjidhen pengesat tjera që Maqedonia i ka në rrugën për në BE dhe në NATO.

“E dimë se çka duhet bërë dhe mendoj se kjo gjë duhet të jetë prioritet i lartë menjëherë pasi që situata ta mundësoje këtë gjë. “, theksoi Gareth.

“Marrëveshja e Përzhinos është me një renditje të rënduar, por të realizueshëm nëse të gjitha palët e kuptojnë nevojën dhe urgjencën e plotësimit të këtyre punëve, liderët të punojnë me vullnet të mirë. Mbajtja e zgjedhjeve kredibile në muajin prill të vitit të ardhshëm nënkupton se ka shumë punë në ndërkohë dhe është e nevojshme jo vetëm liderët politik në vend, por edhe institucionet, mediat, sektori qytetar të bashkohen, të punojnë bashkërisht përmes një pune konstruktive për plotësimin e atij qëllimi. Mendoj se njashtu duhet theksuar se votuesit janë shumë të rëndësishëm për zgjedhjet, edhe atë jo vetëm në ditën kur do ta japin votën e tyre, por edhe në të gjitha rastet tjera kur i parashtrojnë kërkesa liderëve të tyre, kur i bëjnë presion, që t`i mbajnë liderët në rrugën që duan votuesit. Kështu që, nëse të gjithë këto aktor bashkohen, mendoj se Marrëveshja e Përzhinos mund të realizohet”, përfundon Gareth.

Loading...