Në pamje të parë ai duket mjaft i rreptë, kjo për shkak edhe të rrymës muzikore që performon, megjithatë Getoar Selimi di të jetë edhe shumë romantik.

Këtë fakt e ka treguar sërish pas pjesëmarrjes së partneres së tij, Marina Vjollca, në një event e veshur me fustan nusërie. Ajo çfarë ka shkruar Geti do të ishte gjithçka që një vajzë do të dontë të dëgjonte. “Ne mes endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar … Marina Vjollca po e pres me padurim diten kur te te shoh nuse!,”-përfundon postimi i Getoarit në rrjete sociale. Ndërkohë më herët Marina është komplimentuar për performancën e saj edhe nga halla e reperit./Gazeta Express/

d_1494699389-3003406 getii_1494699305-3281225

Loading...