Gjakovarët po mbledhin dëshmi, së shpejti do të padisin Serbinë për krimet e bëra në komunën e tyre!

Lufta e fundit në Komunën e Gjakovës ka lënë shumë të vrarë e të dhunuar, shkatërrime e vjedhje në tërë territorin e saj, ku jetojnë ende të gjallë dëshmitarë për krimet e luftës të kryera nga serbet në luftën e viteve 1998/1999.

Megjithatë, nuk ka pasur padi në nivel institucional lidhur me krimet e kryera në Komunën e Gjakovës, shoqëria civile e kësaj Komune ka marrë iniciativën për grumbullimin e dosjeve të kompletuara të krimeve, njëkohësisht këto dosje do të dorëzohen Prokorurisë Speciale dhe asaj Themelore, Policisë së Kosovës – stacionit policorë në Gjakovë dhe instancave të duhura ligjore, shkruan Gazeta Lajm.
Edhe pse kanë kaluar 20 vite, shumë dëshmitarë janë të gjallë dhe dëshmitë janë ekzistente për ti dënuar kriminelët serbë, të cilët kryen krime ndaj njerëzimit , popullatës së Komunës së Gjakovës
Prandaj, edhe pse po mundohen që rolet të ndërrohen, ku viktimat bëhen kriminelë dhe kriminelët hero, kjo shoqëri civile cdo ditë po vazhdon punën e mbledhjes së dokumenteve dhe fakteve, për të krijuar mundësitë dëshmitarëve që të ngrisin padi, pasi kriminelët dihen me emër dhe mbiemër.
Gjithashtu grumbullojmë dëshmi për humbjet materiale, shkatërrime dhe djegie të shtëpive dhe pronës! Ju lutem të na mirëkuptoni për angazhimin tonë vullnetar, i cili ka për qëllim përgatitjen e kallzimeve penale kundër kriminelëve serbë të cilët nuk kursyen as njerëz e as prona!
Bashkpunimi ynë më Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, po na fuqizon dhe më shumë punën tonë dhe vullnetin tonë për vazhdimin e dokumentimit dhe mbledhjen e dëshmive të luftës.

Loading...