Gjakovari thotë se ka shpenzuar 100 mijë euro për dasmë

Dasmat janë një ndër industritë më fitimprurëse gjatë sezonit të verës në Kosovë. Që nga restorantet e deri tek këngëtarët, të gjithë komplet janë të angazhuar gjatë këtij sezoni.
Për familjen Dedaj nga Gjakova, dasma e më të voglit të familjes qenka një ditë shumë e rëndësishme.

Dedë Dedaj i cili punon dhe jeton në Zvicër, për ditën e tij të kurorëzimit kishte vendosur që nusen e tij ta merrte me helikopter, pasi që vetura është tejet e thjeshtë për këtë gazmend.
Mjet transportit ishte helikopteri. Prej transportit tokësor ishin limuzinat, 11 sosh, njofton Dasma tv.

“Kosto [e dasmës] shkon mbi 100.000 euro apo franga” kishte thënë dhëndri nga Helikopteri.

Loading...