Kulturë

“Gjaku i Kastriotit” është projekti gjigant i artistit Shkodran Tolaj për jubileun e Kosovës

27934845_1768873016467677_1006263213_n

Artisti Shkodran Tolaj i cili spikat për krijimet dhe prurjet origjinale në përvjetore dhe moment të rëndësishme kombëtare, padyshim që pritej të sjell në këtë jubile diçka ekskluzive.

Janë bërë publike fotografi nga terreni i xhirimit të videoklipit me pamje shumë origjinale që sjellin autoktonen, lashtësinë, vujatjen dhe sfidat e kaluara ndër vite por dhe gëzimin  e madh të mijërave qytetarëve që nuk kanë nguruar ta shprehin në pjesëmarrjen e rastit në shesh të Prishtinës teksa xhirohej videoklipi. Tolaj shpjegon se pjesë e fuqishme e këtij videoklipi është pjesëmarrja e të parit të valles në Kosovë e më gjërë  Besnik Grajcevci nga ansambli “Shota”. “Gjaku I Kastriotit jemi të gjithë ne pavarësisht në cilën anë të tokave tona jetojmë e kjo është paraqitur me pjesëmarrjen e  pothuajse të gjitha ansambleve shqiptare përfshirë ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, “Kemajl Azizi” nga Vitija, “Dedë Gjon Luli” nga Tuzi, ansambli “Rugova” nga Dukagjini. Nuk ka munguar dhe mjeshtri I ciftelisë Fatmir Makolli.

Shkodran Tolaj arriti të bëjë bashkë mbi 100 vallëtarë të cilët padyshim rrisin madhështinë e projektit I cili pritet të publikohet shumë shpejtë. Projekti do të prezantohet dhe në koncertet e Pavarësisë së Kosovës që nisin gjatë kësaj jave. Për detaje tjera se kush janë autorët e këngës dhe kush ka punuar këtë videoklip të dedikuar 10 vjetorit të Pavarësisë, mbetet të shihet.

27721227_1768872549801057_2136446421_n

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top