Dan Disha

Nepermjet ketij shkrimi dua te faleminderoj Fahri Xharren, qe me frymezoi t’i kthehem gazetarise, pas shume vitesh. Kisha vendosur te braktisja punen e gazetarit, sepse nuk doja te behesha kolege me gjysmeanalfabetet dhe mercenaret qe sot kane marre guximin te bejne gazetarin.

Shekulli XXI na solli gezime, por edhe shume zhgenjime, sepse ne trojet shqiptare ndodhi seleksionimi negativ, pra injoranti uzurpoi cdo gje, politiken, ekonomine, aresimin dhe secilen sfere te jetes.

Lexuesit i kerkoj ndjese per stilin e gjuhes sime ne kete shkrim qe,zakonisht, nuk eshte imi, por llapaqenet kete gjuhe njohin, sepse ata miresjelljen e marrin per dobesi.

Nje proverb popullor thote:” Nje budalla hedh nje gur, njeqind te mencur s’e  levizin dot.” Dhe, “gazetari” F.XH. hodhi nje “gur,” duke i quajtur te gjithe shqiptaret e Maqedonise “plehra.” Por, ama, sic do e shpjegoj ne vazhdim, “guri” i Fahriut s’eshte vec nje shashke, qe flaket tutje me vetem nje “predhe” stomaku. 

Ky gjysmeanalfabet qe ben gazetarin, ne fakt, ben autogol, duke i futur ne nje thes te gjithe shqiptaret e Maqedonise.

Por, le t’i marrim gjerat shtruar. Ben autogol se ky s’e njeh fare profesionin e gazetarit. Kjo, sepse, gazetari i mirefillte, para se te vere te zezen mbi te bardhe, ben nje hulumtim, per te mbledhur fakte me te cilat do ta bente te pakontestueshem shkrimin qe i ofron lexuesit.

Ben autogol sepse shqiptaret e Maqedonise (Shkupi) qe “flasin turqisht” jane, ne fakt, bashkevendesit e tij dhe jo vetem, qe u nisen per ne Turqi dhe na mbeten “peshqesh” ne Maqedoni. Dhe, me aftesine per te mbijetuar, shpejt-e-shpejt, u shnderruan ne “turqit “ e Fahriut.

Pra, po te permend kete fakt “pa doreza,” qe ti dhe kategoria jote jeni munduar te na kompleksoni sa here qe ua ka dashur puna. Ti s’na komplekson dot neve shqiptareve te Maqedonise,  sepse ne jemi mesuar me shantazhet e llojit tend. Ne fakt, ne shantazhet e tilla i kemi aresyetuar  me nivelin e ulet te vetedijes kombetare.

Pikerisht per kete aresye une, dhe jo vetem, e ndjej veten superior ne krahasim me ty. Dhe, ne vijim te ketij shkrimi, do te ta shpjegoj edhe me mire. “Qenit po s’i tregove shkopin, te leh pandalur,” thote nje proverb popullor.

Eshte malicioze nga ana jote qe, me “turqit” e tu ne Shkup, i fute ne nje thes edhe te gjithe intelektualet nga Maqedonia, te cilet  ti nuk ke nderin as t’i permendesh me emer. Ç’eshte e verteta, prane p.sh. akademikeve Luan Starova, Ali Aliu, te ndjerit Remzi Nesimi, Gezime Shehu e shume te tjereve, ti do dukeshe si nje figure groteske. Dhe, mos tento t’i njollosesh sic e ke zakon, sepse mencuria e shqiptarit nga Maqedonia shkon pertej kapacitetit tend mendor.

Jane te shumte argumentet qe rrezojne kokeposhte pretendimin tend tendencioz, se shqiptaret e Maqedonise vuajne nga kriza e identitetit, pra jane “plehra,”  sic i quan ti.

Ne vitet ’60-te, intelektualet mendjendritur kosovare, sic ishte i ndjeri Mark Krasniqi me shoke, u kishin kerkuar intelektualeve shqiptare nga Maqedonia qe te dergonin “ sa me shume studente nga Maqedona ne UP; aresyeja: ” Qe t’u sherbenin si shembull studenteve tane, lidhur me etiken e punes dhe kodin e studentit.”

Nderkaq, nje misionar ushtarak britanik, i caktuar prane Shtabit te arradhave partizane shqiptare ne Maqedoni, gjate Luftes se Dyte Boterore, pasi ishte kthyer ne Angli , do te deklaronte: “ Une jam diplomuar nga dy universitete, njeri ne Angli e tjetri ne Oden dibrane.”

Dhe, perseri, i kthehem Fahriut, po c’pune ke ti me shqiptaret e Maqedonise, tere ky mllef? Po te merresh ti me plehun tend, veshtire se do te te dilte koha te pastrosh shtepine tone. Qe je tendencioz ndaj shqiptareve te Maqedonise, kjo tanime eshte transparente. Ti, nuk e ke nga ndjenja  jote kombetare sepse, po te ishte keshtu, ti do te merreshe me bastionin e Turqise ne Kosove, jo shume larg vendlindjes sate.  Pastaj, vellahut qe ka humbur rrugen ne erresire i duhet dhene doren e shpetimit, e jo helmin e asfiksimit.

Pastaj, statistikat tregojne se dhuna ne familje, shkurorezimet, vjedhjet dhe konvertimet nga myslimane ne te krishtere jane fenomene ne shkalle deshperuese ne vendlindjen tende.

Dhe, ti mendon se me keto manovra do ia “ hidhni “ Macronit, Merkelit, Contes apo Orbanit te Hungarise, duke u shnderruar brenda nates  ne te krishtere? Ne fakt, une jam i bindur se ata ju shohin me perbuzje sepse, pa lojtur menc, njeriu nuk e nderron identitetin.

Pra, behet fjale per krize identiteti, per te cilin ti akuzon shqiptaret e Maqedonise, pa u thelluar fare se c’i shtyn nje grusht shqiptaresh ne Maqedoni te “shikojne”  kah Erdogani. Doren ne zemer, mua me rezulton se ti s’merr ere fare nga gjeopolitika.

Po tani, qe Erdoganit i uruan jo vetem fitoren e rradhes, por edhe morren pjese ne perurimin per President te Turqise, perfaqesuesit me te larte te te tre shteteve ballkanike ku jetojne shqiptaret, Shqiperi, Maqedoni dhe Kosove? Tani perse nuk “ behesh i gjalle,” apo e meshiron veteveten  duke thene  se te gjithe ata e kane gabim, perpos meje? Dhe, ka mundesi te mendosh keshtu; atehere del katerciperisht se kemi te bejme me nje rast psikiatrie.

Duke te kthyer “reston,” here-here, gjate ketij shkrimi, kam menduar te mos i pergjigjem vrerit tend te porositur. Sepse, sic thote populli, nuk duhet hyre ne nje thes me budallain. Kjo keshtu, por perseri me kujtohej “qeni dhe shkopi.”

Si shpirtshitur qe je , ti “ harron “ kontributet e shqiptareve te Maqedonise, sepse keshtu ta do puna jote diabolike. Ti kerkon te besh percarje, por kete s’e  ben dot, sepse ti s’perfaqeson askend, as Kosoven e aq me pak Gjakoven, ku ideali kombetar ruhet brez-pas-brezi.

Ti je duke lehur sepse kete detyre te ndyre ta kane dhene padronet e tu antishqiptare. Dhe, nese pretendon se ti nuk ke padrone te tille, atehere edhe me keq per ty sepse, ti ben punen e djallit, por je aq i trashe saqe nuk je i vetedijshem per kete.

Fjalori yt vulgar dhe guximi marramendes per te fyer nje popull te tere imponon nje analize te natyres tende agressive. Dhe, perfundimi del se  fjalorin tend primitiv e perdor sipas instruksioneve te porositesve te tu, ndersa guximi yt patologjik eshte karakteristike e psikopatit. Por, kjo eshte nje ceshtje me vete.                                          

Dhe tani, sa per te freskuar sadopak lexuesin nga shkrimet e tua morbide, mu kujtua nje bisede e dy studenteve kroate ne Zagreb, ku kalova pushimet  verore gjate viteve studentore ’60-te. Ishte koha e arte e Tom Jones-it dhe me Delila-n e tij te famshme. “ Une do jetoj jeten time pa kufizime,” i tha Maria shoqes se saj Miranda. “ Pastaj, do martohem me nje inxhinier budalla,” shtoi ajo. Natyrisht se une nuk kisha te njejtin mendim me Marijen, sepse ka edhe inxhiniere te mencur por, pastaj, ka dhe si Fahriu.

Dhe, per fund, ashtu sic e kemi zakon, ne shqiptaret e Maqedonise te ftojme mysafir ne Maqedoni, qe te te kthejme “nderin.” Te ftojme te vijsh ne Struge p.sh. qe te te mesojme si flitet e si shkruhet gjuha shqipe, por te te mesojme edhe alfabetin e gjuhes shqipe, qe dallon nga ai i serbishtes. Me kupton, besoj.

Ne fakt, une ta di per nder qe me frymezove te te pergjigjem sepse, s’ka me kenaqesi se sa te luash “ bilardo” me budallenjte. Prandaj, ne shenje faleminderimi per “ kujdesin”  qe je duke treguar ndaj nesh, ne shqiptaret e Maqedonise do te te rezervojme nje vend ne Bardovci, atje ku e kane vendin psikopatet.

Vafsh ne djall ti monstrum qe, me apo pa vetedije, je duke konsumuar gjymtyren e trungut shqiptar.

Autori  eshte ish-redaktor i Zerit te Amerikes, Redaksia e gjuhes shqipe ne Washington DC

Loading...