Gjashtë “Këpuca të Arta”, kujt ia tregojnë trofetë Messi dhe Suárez?!

Leo Messi dhe Luis Suárez janë paraqitur me gjashtë”Këpuca të Arta”, që ata kanë fituar. Të dyja yjet e Barçës janë fotografuar në “Ciutat Esportiva” me trofetë e këtij lloji, që i kanë fituar gjatë viteve. Leo ka qenë fitues i :Këpucës së Artë” katër herë, ndërsa Suarez në dy raste të tjera. Messi e ka fituar trofeun për golashënuesin më të mirë të futbollit europian në sezonet 2009-2010 (me 34 gola), 2011-2012 (me 50 gola), 2012-2013 (me 46 gola) dhe 2016-2017 (me 37 gola). Nga ana e tij, Luis Suárez ka qenë golashënuesi më i mirë kontinental në sezonin 2014-2014 (me 31 gola) dhe 2015-2016 (me 40 gola).

Të gjashtë këto trofe i kanë fituar me fanellën e skuadrës Blaugrana. “Këpuca e Artë” u dha për herë të parë në sezonin 1967-1968 dhe u bë nga gazeta sportive franceze “L’Équipe”. Lojtari i parë që e fitoi çmimin në fjalë ishte Eusebio da Silva. Portugezi, asokohe luante me Benfica dhe realizoi një total prej 42 golash. Leo Messi është i lumtur me trofeun e sezonit 2016-2017, pasi kishte shënuar 37 gola. Holandezi Das Bost, sulmuesi i Sporting Portugal, e ndiqte nga afër argjentinasin, por në fund “La Pulga” arriti të shpallej fituesi.

Loading...