Gjashtë persona të lënduar në 11 aksidente dje në Shkup

Një bashkudhëtar ka marrë lëndime të rënda, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar lehtë në pesë nga 11 aksidentet që dje ndodhën në rajonin e SPB Shkup.

Nga MPB njoftojnë se për tejkalim të shpejtësisë janë sanksionuar 58 shoferë, 12 persona kanë drejtuar makinën pa patent shoferë, si dhe 12 makina kanë qenë të paregjistruara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka shqiptuar 69 gjoba për parkim joadekuat, ndërsa “karrotreci” ka larguar 66 makina.

Gjithashtu nga policia janë gjobitur gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Loading...