Nga raportimet e deritanishme 6 shqiptarë kanë humbur jetën e nga zjarret në Greqi.

Tre prej tyre kanë qenë punëtorë të një restoranti ndërsa dy të tjerë fëmijë, ndërsa në një automjet është gjetur një viktimë tjetër, njofton Klan Kosova.

Ambasada e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një numër telefoni ku shqiptarët e prekur nga tragjedia mund të kërkojnë ndihmë.

Deri tani besohet se kanë humbur jetën mbi 56 veta dhe janë lënduar rreth 100.
Ekipet e shpëtimit kanë dalur në terren dhe pritet edhe numri i saktë i personave që kanë humbur jetën dhe atyre që kan marrë lëndime, njofton Klan Kosova.

Loading...