Gjatë sulmeve të fundit regjimi i Asadit ka vrarë 89 civilë

Syria

Regjimi i Asadit në sulmet e fundit ka vrarë 89 civilë në të gjithë vendin, në sulme të ndryshme të organizuara nga ajri dhe toka.

Në një deklaratë nga Organizata për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR), raporton AA, thuhet se nga sulmet ajrore dhe tokësorë të organizuara nga regjimi i Asadit në Halep janë vrarë 42 persona, në Damask 13, në Dera 5, në Hama, Lazkije dhe Deyjru Zor nga një person, gjithsej janë vrarë 63 civilë.

Ndërkohë theksohet se mes të vrarëve janë 5 fëmijë dhe 4 gra. Ndërkohë theksohet se një nga personat ka humbur jetën si pasojë e dhunës në burgjet e regjimit.

Nga ana tjetër sipas informacioneve të dhëna nga Komiteti i Sirisë së Koordinimit (LCC) thuhet se Koalicioni ndërkombëtarë i kryesuar nga SHBA-të kanë kryer sulme kundër DAESH-it në zonën Nishva të Haseke-s.

Avionët ushtarakë të regjimit sirian kanë sulmuar gjithashtu veriun e Halepit i cili kontrollohet nga DAESH. Në këto sulme ushtria e regjimit ka vrarë 26 civilë. Në këto sulme sipas burimeve të opozitës sirianë thuhet se dhjetëra civilë janë plagosur, ndërsa shumë shtëpi banimi kanë dalë jashtë funksionit.

Loading...