Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena, ka bërë me dije Forcat e Sigurisë zyrtarisht për mediat në Kosovë.

Polici i ndjerë së bashku me kolegun e tij Malsor Dashi kohë më parë janë aksidentuar më 29 prill dhe që nga ajo kohë janë konsideruar të zhdukur.

Ditë më më parë është gjetur edhe trupi i pajetë i policit tjetër, Malsor Dashi.

Loading...