Gjendet i vdekur një 30 vjeçar shqiptar, moir shumë drogë?

Policia bën të ditur se në datë 06.09.2018, është njoftuar që në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç. Viktima është gjetur në atë që njihej si ‘Rruga e vilave’ prapa godinës ku po kryhet rikonstruksioni I godinës së konsullatës greke. Policia nuk e bëri të ditur zyrtarisht identitetitetin e 30 vjeçarit.
Nga të dhënat e para që ka siguruar policia, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.
U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës. Ky është rasti I dytë me pasojë vdekjen I përdoruesve të drogave të forta që regjistrohet në pak muaj në qytetin e Korçës. Më parë, në rrethana të ngjashme në një ndërtesë të braktisur pranë vendit të quajtur ‘ shtatëkatëshi’ u gjend I vdekur një person I moshës reth 35 vjeç. Edhe ndërtesa e braktisur ku u gjend I pajetë 30 vjeçari akoma I paidentifikuar, ndodhet në qëndër të Korçës, përballë një kopshti fëmijësh. Nga zona të ndryshme të qytetit, banorët kanë ngritur herë pas here ankesa për frekuentimin e ndërtesave të braktisura prej përdoruesve të drogave.

Loading...