Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme (01.06.2018) rreth orës 23:30 në Ndihmën e Shpejtë është denoncuar se në parkingun e një hoteli në Shkup në makinën e tij “Mercedes” është gjetu i vdekur një person.

“Në makinën “Mercedes” me targa të Shkupit është gjetur i vdekur personi J.K (56) nga Shkupi, ndërsa nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pas urdhërit të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Loading...