Një varr masiv me eshtrat e 80 grave Jazidi, të ekzekutuara nga ISIS-i, është zbuluar në periferi të qytetit Sinjar të Irakut. OKB-ja thotë se abuzimet me komunitetin Jazidi, të cilin militantët e konsiderojnë të pafe, mund të përmbajnë elemente gjenocidi.

Zyrtarët irakianë e kanë konfirmuar zbulimin e këtij varri masiv me nëpërmjet grave që ishin skllavëruar nga militantët Shteti Islamik. Ato thonë se kanë qenë dëshmitarë të ekzekutimit të dhjetëra grave Jazidi përpara se të ikin nga aty.

Sipas anëtarëve të këshillit lokal, varri duhet të gjurmohet ende, ndërsa mendohet se atyre gjenden trupat e 78 grave, me moshë prej 40 deri në 80 vjeç.

“Duket se militantët e ISIS-it ishin të interesuar t’i skllavërojnë vetëm gratë e reja”, i ka thënë AFP-së, MiyasirHajji.

Xhihadistët shpesh përdorin gratë seksualisht, i shesin për seks dhe në fund i lënë.

Kryetari i Sinjarit, i cili vizitoi vendin e varrit masiv, për “Reuters” ka thënë se aty ka parë tufa flokësh, eshtra, para dhe çelësa, që besohet t’i përkasin grave më të vjetra të fshatit Kocho.

Loading...