Qyteti i Tetovës dhe komunat rurale po ngulfaten nga mbeturinat. Përveç kontejnerëve të cilët tërë ditën janë të stërmbushura me plehra edhe përreth tyre grumbullohen pirgje mbeturinash që kundërmojnë erë të keqe. Ndërsa vizitorë të shpeshtë janë edhe qentë endacak të cilët tërheqin zvarrë qeset me mbeturina. Qytetarët shprehen të revoltuar nga katandisja e qytetit në këtë gjendje dhe druajnë nga përhapja e ndonjë epidemie nga papastërtia.

Loading...