Gjenerali i Millosheviqit e pranon: Serbia e ka spiunuar NATO-n!

Serbia ka pasur spiunët e saj në NATO gjatë bombardimeve më 1999, shkruajnë sot mediat në Serbi.

Gjenerali serb, Jovan Millanoviq, në librin “Serbia dhe NATO” ka pranuar të ketë pasur dhjetëra spiunë të rangut më të lartë në strukturat e NATO-s.

“Unë jam mbase njëri prej njerëzve në Serbi që më së gjati ka luftuar kundër NATO-s. Më kanë dërguar në një mision të inteligjencës në Bruksel me vendim të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, në fillim të vitit 1995, pas vlerësimit të institucioneve më të larta shtetërore që në një të ardhme të afërt, kur të piqen kushtet apo kur të provokohen ato, operacionet luftarake gjegjësisht agresioni do të kryhet kundër Serbisë. Detyra ime ka qenë që të ndërtoja një rrjet të inteligjencës brenda strukturave të NATO-s, BE-së, Partneritetit për Paqe dhe institucione të tjera në Bruksel qe merren me çështje gjeopolitike. Unë e kam kryer atë detyrë”, thotë gjenerali Millanoviq në librin e tij.

Ai tutje thekson se deri në fund të vitit 1998 dhe deri në fillim të “agresionit të planifikuar”, rrjeti i inteligjencës që e kishte krijuar ishte zgjeruar dukshëm.

“Ky rrjet numëronte dhjetëra njerëz të nivelit më të lartë diplomatik dhe të misioneve të tjera diplomatike në Bruksel. Gjenerali francez”, ka thënë Millanoviq.

Duke i komentuar pohimet e Millanoviqit, analisti për çështje ushtarake, Vllade Radulloviq ka thënë se është i bindur se Serbia ka pasur informatorë, të cilët, sipas tij, kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin serb gjatë bombardimeve.

“Ne me siguri kemi pasur informatorë të caktuar në strukturat e NATO-s dhe kjo është e saktë. Ekzistojnë edhe njerëz si francezi Pierre-Henri Brunel, i cili ka vuajtur dënimin me burg për aktivitete të spiunazhit, ka shkruar libër të cilin e ka promovuar në Beograd. Janë edhe njerëzit të afërt me ish ambasadorit tonë, në mesin e tyre edhe Jugosllav Petrushiq. Mbase tingëllon paksa pretencioze të thuhet se kemi pasur dhjetëra spiunë, por pa asnjë dyshim kemi pasur informatorë, sepse në fund e kemi pasur një rezultat, e ky është mbrojtja e teknologjisë dhe fuqisë punëtor, me ç’rast ne, pas 78 ditë të bombardimeve, veçanërisht në Kosovë, kemi pësuar humbje minimale. Krejt kjo tregon se aty ka pasur njerëz që e kanë ndihmuar Jugosllavinë dhe forcave tona të armatosura u kanë dhënë informacione”, përfundon Millanoviq.

Loading...