Menaxher lind, nuk bëhesh. I tillë ka lindur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Sipas dokumentacionit të Ndërmarrjes Publike Banesore, të cilin e posedon gazeta “Zëri”, Blerand Stavileci, në vitin 1994, kur i kishte vetëm 14 vjeç bleu një lokal me sipërfaqe prej rreth 34 metra katror te “Eqrem Qabej’ në atë kohë për rreth 50 mijë marka gjermane.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, Stavileci bënë të ditur se këtë lokal e ka blerë nga shitja e shtëpisë së prindërve, e cila pronë, sipas tij, tash ka vlerë rreth 50 mijë euro.

Përndyshe, Stavileci është ndër ministrat më të rinjë në Qeverinë e Kosovës. Ai në moshën 30 vjeçare ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa gati që një vit është ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Përpos postit të lartë në ekzekutiv, Stavileci i ka edhe disa funksione tjera si: Këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kryetar i Bordit në Klubin e Basketbollit “Sigal Prishtina”, aksionar në biznesin “Bamb”. /Zeri/ 

Loading...