Gjenocidi

Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman nëJugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishteçrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato tëmëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos nëVrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre ngakëto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore tëish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit

ISMET AZIZI

Gjermanët danubjan(siç quheshin gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dheaustriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet viteve 1689 dhe 1787, janëvendosur në basenin e Panonisë nga mbretëria hasburgiane. Kjo ka ndodhur pasçlirimit të Hungarisë së atëhershme e cila qëndroi 160 vjet nën sundim tëPerandorisë Osmane.

Sot, në Vojvodinë, gjermanët janë një nga pakicat etnike. Ata e flasin gjuhënserbe ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye ekonomike dhekomerciale. Këta gjermanë i përkasin besimit katolik dhe protestant. Sipasregjistrimit të vitit 2002 në Vojvodinë kanë jetuar 3 154 gjermanë.

Por, më herët gjendja ka qenë ndryshe. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit1880 në Vojvodinë kanë jetuar 285 920 gjermanë dhe përbënin 24.4% tëpopullsisë. Këta ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej, nëvitin 1890, është shënuar një rënie e lehtë e përqindjes (24.2%) edhe pse numrii tyre ishte rritur në 321 563 duke u radhitur si komunitetet i tretë, passerbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%)gjermanë ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi550 000.

Sipas regjistrimit të parë të pasluftës (1948) në Vojvodinë jetonin vetëm31.821 (1.9%) gjermanë, të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuarnga serbët dhe hungarezët që përbënin shumicën.

Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komunisteështë kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre ngaVojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreukomunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi ipakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo eBoris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisëduhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

Ngjarjetqë pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumëse 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë historik. Ende në tekstet e historisë nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët,krimet e kryera kundër pakicës gjermane,si dhe viktimat në anën e kësajpakice. Kjo mund të jetë arsyejakryesore që   mungojnë dhe opinionet ejuristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe  përcaktimi nëse   nëish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj minoritetit gjerman.

VarrezatGjenocid

Veprime kundër pjesëtarëve të pakicëskombëtare gjermane kanë përfunduar rreth vitit 1965. Në këtë proces gjenocidalkjo pakicë etnike, sipas regjistrimit të vitit 2002, është zvogëluar në numërprej rreth 541,000 në vetëm 3901. Kjo paraqet një rënie prej 140 herë. Tëdhënat tregojnë se sot në ish-Jugosllavi ka ende vetëm 0.7% të kësaj pakice kombëtare.

Megjithatë komuniteti gjerman beson se ky numër është diç më ilartë, por jo më shumë se 20 000 – 30 000 e anëtarë e cila paraqet vetëm 3.6% – 5.4%, në krahasim me numrin në prag të Luftës sëDytë Botërore. Ky ndryshim i 3901 anëtarë, me numrin e vlerësuar, nga anëtarëte tij të cilët ende kanë frikë të deklarohen, nuk kanë guxim të identifikohen si gjerman, por si pjesëtarë të etnive të tjera, apo sipjesëtar rajonal. Ata deklarohen si tëpavendosur ose nuk identifikohen fare.

Në muajt e fundit të luftës së Dytë Botërorepakica gjermane është dënuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe detyriminpër largim nga shtëpitë e tyre për në Gjermaninë e sotme.

Në sesionit të dytë i AVNOJ-it më 21 nëntor1943, gjermanëve etnikë u është hequr statusi i pakicës kombëtare dhe tëdrejtat qytetare, shtetësia jugosllave dhe e drejta e pronës.

Teksti i deklaratës që AVNOJ ka nxjerrë përkëtë rast, thotë:

“1. Të gjithë anëtarët e pakicës gjermaneqë jetojnë në Jugosllavi automatikisht do ta humbin shtetësinë e tyreJugosllave dhe të gjitha të drejtat civile dhe kombëtare;

2. E gjithë prona e luajtshme dhe epaluajtshme e personave etnik gjerman konsiderohet e konfiskuar dhe bëhet pronë e shtetit;

3. Gjermanëve jugosllavë u ndalohet tëkërkojnë çfarëdo të drejte dhe ushtrimin e mbrojtjes ligjore apo personalenga gjykatat apo institucionet. ”

Vendimi i AVNOJ -it , i 21 nëntorit 1944konfirmon shpalljen e Deklaratës kursepjesëtarët e pakicës kombëtare gjermane mbeten pa pasurinë e tyre. Është bërëme dije se ky vendim nuk ka pas efekt ndaj gjermanëve që luftuan në radhët eUshtrisë Nacional Çlirimtare dhe aradheve partizane Jugosllave.

Vendimit përcakton se çfarë konsiderohetpasuri e palujtshme:

“Me këtë vendimkonsiderohet pasuria e paluajtshme, prona dhe të drejtat e luajtshme, si dheposedimi i tokës, shtëpive, mobileve, pyjeve, të drejtat minerare, kompanitë metë gjitha objektet dhe aksione, letrat me vlerë, aksionet, kompanitë, shoqatat e çdo lloji,financimi, të gjitha llojet e mjeteve të pagesës, llogaritë e arkëtueshme qëmarrin pjesë në aktivitetet e ndërmarrjeve, të drejtat e autorit, të drejtat epronësisë industriale, si dhe të gjitha të drejtave për sendet e përmendura mëlart. ”

Mënyra se si është kryer dëbimi i gjermanëve ngaVojvodina, duke i dërguar në kampet e vdekjes, ekzekutimi masiv, dijegëja e librave të tyre dhe shkatërrimi i çdo gjëjeqë ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjermane në këtë rajon, është eqartë se këtu kemi të bëjmë me gjenocid.

Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmënga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania të cilët botuan librin “Gjenocidi kundër pakicës gjermane të viti1944-1948″,[1] i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhënangleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe. Në këtë libër është dokumentuarnë detaje shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi. Aty vërtetohet se nga 106000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 që u regjistruan në territorin eVojvodinës, rreth 25 000 ishin të kombësisë gjermane.

Universiteti Harvarditdhe disa universitete tjera gjermane e franceze, përfshirë ekspertinndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr. Dieter Blumenvic, sjellinekspertizën profesionale në të cilën, duke u mbështetur në jurisprudencën dhenë të drejtën ndërkombëtare, është qartësuar se ndaj gjermanëve në ishJugosllavi është kryer gjenocid.

Për këtë shkak, pasLuftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëlua në masë tëmadhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth250 000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse qëndodhnin merastin e çlirimit të vendit nga gjermania naziste. Por, dëbimet dhe emigrimi ityre i mëvonshëm, për shkak marrëveshjes së fituesve të luftës në vitin 1945,kanë bërë që rreth 14 milionë gjermanë të dëbohen nga trevat e veta ku kanëjetuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Pos kësaj, shumë prej tyre e kanëndërruar identitetin në kroatë dhe hungarezë. Në pronat e braktisur tëgjermanëve në Vojvodinë gjatë viteve1945-1950, kur është bërë kolonizimi dhe janë vendosur ardhacakë nga të gjitharepublikat sipas kuotave të caktuara dhe rajoneve pasive. Pjesa më e madhe ekolonizatorëve kanë qenë serbë dhe malazezë.

 

Numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ajo e pakicësgjermane në Jugosllavinë e atëhershme :

Viti 1921. 12 017 000 , gjermanë 505 790

1931. 13 943 000 ,                       499 969

1948. 15 772 000 ,                         57 180

1981. 22 427 000 ,             vetëm 8 712

Nga të dhënat shihet se numri i përgjithshëm ipopullsisë në Jugosllavinë e atëhershme rritet nga 12 milion në mbi 22 milion.Ndërsa numri i gjermanëve bie nga mbi500 000 sa kishte në vitin 1921, në 8 712 në vitin 1981, apo siç përmendëm mëherët në më pak se 4000 sa kishte në vitin 2002.

Loading...