Gjermanët kundër vazhdimit të detyrës së kancelares Merkel

Rezultatet e sondazheve më të fundit të zhvilluara në Gjermani tregojnë se 2/3 e gjermanëve janë kundër vazhdimit të detyrës së kancelares Angela Merkel.

Sondazhi është kryer nga agjencia Frankfurter Algemeine Zeitung, ku 64% e të anketuarve janë shprehur kundër një mandati tjetër të kancelares Angela Merkel. Anketimi është bërë nga instituti AINSA dhe në të është refuzuar politika e kancelares Angela Merkel sidomos për moshat nga 45-54 vjec. Në anketë morën pjesë mbi 2000 mijë shtetas gjermane. Kundërshtimet më të shumta me të cilat has kancelarja e Gjermanisë, vihen re në Gjermaninë lindore.

Loading...